Sport

Napoli insiston për Trippierin

Foto: Reuters

Mbrojtësi anësor i Tottenhamit, Kieran Trippier ka gjasa të përfundojë në Serie A të Italisë, te Napoli. Skuadra italiane është duke menduar seriozisht për transferimin e Trippierit, ndonëse shqetësohet se ai mund të kushtojë tepër.

Reprezentuesi i Anglisë është në krye të listës prej pesë lojtarëve që ka Napoli për përforcim në krahun e djathtë të mbrojtës, raporton "The Sun". Aktualisht një nga lojtarët në krah të djathtë të mbrojtje te Napoli është reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj.