Pasi është shpallur sot kampion me Juventusin, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se a do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm apo do të largohet.
Në pyetjen e gazetares se cilat janë gjasat që ai të qëndrojë në Juventus edhe në sezonin e ardhshëm, portugezi ka thënë se “1000 për qind do të jetë pjesë e Juventusit në sezonin tjetër”, transmeton Koha.net.
Ronaldo, me triumfin në Serie A, bëhet futbollisti i vetëm në botë që ka arritur të fitojë 3 kampionatet më të mëdha në Evropë.
Ai kishte fituar gjithashtu edhe kampionatin anglez dhe atë spanjoll.
What percentage you'll be at Juventus next season?
— Juvefc.com (@juvefcdotcom) April 20, 2019
Cristiano: "1000%" pic.twitter.com/W8BbkenRe6