Sport

Carrasco kërkon kthimin në Evropë

Sulmuesi i krahut, Yannick Carrasco, ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere do të kthehet në Evropë, pasi do të largohet nga skuadra kineze Dalian Yifang, kanë shkruar mediumet e huaja të premten.

Belgu ka kontratë me ekipin nga Kina deri në fund të vitit 2022, por nuk ka arritur të adaptohet në këtë shtet aziatik, transmeton Koha Ditore.

Te Dalian Yifang janë pajtuar që ta lirojnë Carrascon për 25 milionë euro dëmshpërblim, i cili këtë edicion ka shënuar tre gola në pesë ndeshje.

"Kam vendosur të kthehem në Evropë gjatë verës dhe klubi është pajtuar me kërkesën time", ka thënë 25-vjeçari.

Carrasco në shkurt të vitit të shkuar u transferua te Dalian Yifang nga Atletico Madridi për 40 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te Monaco.