Real Madridi me ofertë për Hazardin Foto: Reuters

Real Madridi me ofertë për Hazardin

19 April 2019 16:25

Real Madridi ka gati ofertën për Eden Hazardin.

Sipas “Marcas”, drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të ofrojnë mbi 86 milionë funte për t’i siguruar shërbimet e yllit belg, transmeton KTV.

Sulmuesi i krahut që nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën është dëshira e klubit spanjoll.

Drejtuesit e klubit madrilen pritet t’i shfrytëzojnë raportet e mira me krerët e klubit londinez pas huazimit të Kovaçiqit, te “Blutë e Londrës”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme