Sport

KB Rahoveci kërkon hetim nga FBK-ja për akuzat e “Vreshtarëve”

KB Rahoveci kërkon hetim nga FBK-ja për akuzat e “Vreshtarëve”

Klubi i basketbollit, Rahoveci, ka reaguar pas akuzave të tifo-grupit “Vreshtarët” se dy lojtarë të këtij klubi bashkë me trajnerin e Ponte Prizrenit kanë manipuluar ndeshjen me prizrenasit në rrethin e parë të play-offit.

Në një deklaratë publike, KB Rahoveci ka thënë se i ka marrë me shqetësim diskutimet e fundit dhe se ka biseduar me basketbollistët në fjalë. Klubi ka njoftuar se ka kërkuar nga Federata e Basketbollit të nisë procedura hetimore për rastin.