Juventusit humbja i kushton 13.1 milionë euro e rënie për 24% në bursë

Juventusit humbja i kushton 13.1 milionë euro e rënie për 24% në bursë

17 April 2019 11:25

Pas eliminimit në çerekfinale, Juventusi ka dështuar edhe në një objektiv financiar: atë të kuotës prej 100 mln euro të ardhurash nga edicioni i sivjetshëm i Champions League.

Vetëm për “faj” të Ajaksit, “Zonja e vjetër” e Italisë është ndalur në kuotën 94.1 milionë euro në total, përfshi shpërblimet e UEFA-s, por pa llogaritur këtu të ardhurat nga biletat në “Allianz Stadium”, teksa vetëm në ndeshjen e djeshme u arkëtuan 5 mln euro.

Sipas bilancit të një të përditshmeje torineze, nga 94.1 milionë eurot e arkëtuara; 18.3 mln vijnë nga marketingu, 15.3 mln nga bonusi i pjesëmarrjes, 29.7 mln nga renditja historike e dekadës së fundit, 10.8 mln nga rezultatet, 9.5 mln euro nga bonusi për 1/8-at e finaleve dhe 10.5 mln nga bonusi i çerekfinaleve, transmeton tch.

Fakti që nuk do të marrin pjesë në gjysmëfinale i ka kushtuar Juventusit 12 mln euro bonus, shto këtu edhe 1.1 mln euro nga marketingu, me të cilat Juventusi do të mund të tejkalonte për herë të dytë, pas sezonit të mbyllur me finalen e Cardiffit, kuotën e 100 milionë eurove; duke mbërritur në kuotën 107 mln eurove.

Por, dështimi në Europë është ndierë edhe në bursë. Aksionet e klubit bardhezi kanë rënë me 24 për qind, për t’u rriti disi me kalimin e kohës në nivelin -19 për qind krahasuar me një ditë më parë. Ndryshe nga Juve, aksionet e Ajaksit në bursën e Amsterdamit janë rritur me 10 për qind.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme