Liverpooli e Juventusi në garë për Brandtin

Liverpooli e Juventusi në garë për Brandtin

16 April 2019 16:41

Liverpooli dhe Juventusi po garojnë për transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë, Julian Brandt, raporton "Sport Bild".

Brandt mund të largohet nga Bayer Leverkuseni këtë verë për vetëm 25 milionë euro, shifër që figuron në klauzolën për lirim në kontratën e tij me skuadrën gjermane, transmeton Koha Ditore.

Liverpooli dhe Juventusi janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër, ndërsa edhe Real Madridi është i interesuar për të.

Brandt 22-vjeçar ka kontratë me Leverkusenin deri në e vitit 2021, por këtë vit mund të largohet nga klubi gjerman për vetëm 25 milionë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme