Sport

Ylli hollivudian dhe futbollisti shqiptar bashkë për iniciativën në përkrahje të refugjatëve

Aktori i njohur Sir Patrick Stewart ka lavdëruar ekipin anglez të futbollit Huddersfield Town për punën e tyre në kontributin për refugjatët.

Ylli i “Star Trek” dhe fans i madh i Huddersfieldit ka komentuar kampanjën e re të Amnesty International për kontributin për refugjatët në futboll.

“Është e mrekullueshme që të shoh komunitetin e futbollit teksa feston për kontributin e refugjatëve në lojën e bukur, ndërsa në të njëjtën kohë të krijojnë ambient mikpritës për njerëzit”, ka thënë ai. “Jam i lumtur që klubi im, Huddersfield Town AFC, po mbron këtë iniciativë”.

Organizata për të drejtat e njeriut kishte lansuar një kampanjë javën e shkuar – për të festuar 80-vjetorin e arritjes së një numri të refugjatëve në Britani të Madhe.

Një numër i refugjatëve që kishin shkuar në Britani gjatë luftës civile në Spanjë kanë luajtur futboll në Angli përfshirë Southamptonin, Coventry City, Wolverhampton Wanderersin, Brentfordin e Norwichin. Në klubin e preferuar të aktorit luan edhe një shqiptar nga Kosova, Flo Bojaj, që me familjen e tij kishte shkuar në Londër në moshën njëvjeçare.

“Familja ime kishte arritur në këtë vend për shkaqe të njëjta sikur të njerëzve nga Guernica para 80-vjetësh dhe ky shtet është shumë mikpritës si në përgjithësi ashtu specifikisht edhe në futboll”, ka deklaruar Bojaj për “examiner”.

Kampanja për Futboll nga Amnesty International në Britani të Madhe përkrahet nga 25 klube futbolli.