Sport

Man Utd paralajmëron Pogban

“Djajtë e Kuq” nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit

Manchester United i ka bërë me dije menaxherit të Paul Pogbas, Mino Raiolas, se nuk do ta ketë të lehtë ta largojë lojtarin nga “Old Traffordi”.

Spekulimet e fundit se Pogba, mund të transferohet te Real Madridi, ka bërë që drejtuesit e klubit ta njoftojnë Raiolan, se nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit, transmeton KTV.

Për 26-vjeçarin, interesim të vazhdueshëm kanë shprehur madrilenët, që janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të majme për francezin.

Pogba, këtë sezon po shkëlqen te United, duke shënuar 16 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.