Liverpool – Chelsea, formacionet zyrtare

Liverpooli mposht Chelsean për të mos e lëshuar kreun

14 April 2019 16:48
19:24

Liverpooli ka mposhtur 2 me 0 Chelsean në xhiron e 34-të për të mos e lëshuar kreun e tabelës në Premier Ligë.

Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan golat në minutat 51 dhe 53 për fitoren e 26-të të “Të Kuqve” këtë edicion.

Liverpooli prin me 85 pikë në tabelë, dy më shumë se Manchester City që ka një takim më pak të  zhvilluar.

Pas një mungese të gjatë, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Mohamed Salahun.

Image

18:42

Liverpooli shënon dy gola të shpejtë ndaj Chelseat

Sadio Mane dhe Mohamed Salah kanë shënuar dy gola të shpejtë për Liverpoolin ndaj Chelseat në derbin e xhiros së 34-të në Premier Ligë.

Mane shënoi në minutën e 51-të për 1 me 0, para se Salah në minutën e 53-të të shënonte për 2 me 0.

 

 

 

 

16:48

Liverpool – Chelsea, formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare për kryendeshjen e xhiros së 34-të në Premier Ligë.

Ndeshja nis në orën 17:30 në Anfield me këto ekipe:

Liverpooli:

Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Keita, Henderson, Mane, Salah, Firmino.

Rezervë: Mignolet, Wijnaldum, Lovren, Milner, Sturridge, Shaqiri, Origi.

Chelsea:

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme