Sport

Chelsea gjen “Ibrahimovicin” e ri

Drejtuesit e Chelsea po i kushtojnë vëmendje të madhe sulmuesit 19-vjeçar suedez Alexander Isak, që aktualisht luan në Holandë me skuadrën e Willem II.

Sulmuesi 19-vjeçar është në pronësi të Borussia Dortmund, por është transferuar në formë huazimi te skuadra holandeze në janar të këtij viti, transmeton ksp.

Vetëm këtë vit, në 11 ndeshje me fanellën e Willem II, sulmuesi ka realizuar 11 gola: Praktikisht një gol në çdo ndeshje që ka luajtur. Shifra që kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të ekipit londinez, që e konsiderojnë Isak si “Ibrahimovic-in e ri”.

Suedez si Zlatan, sulmuesi 19-vjeçar ka luajtur edhe 5 ndeshje me fanellën e Borussia në Bundesliga, por këtë sezon ka shpërthyer me ekipin holandez (4 ndeshje dhe 1 gol me fanellën e kombëtares). Sipas “Mirror”, skuadra e Chelsea ka nisur që tani kontaktet me sulmuesin e talentuar, pasi synon ta sjellë që në merkaton e verës në Premier League.