Trepça ’89 ka shënuar fitore prej 2 me 1 në shtëpi ndaj Ballkanit.
Klubi nga Mitrovica e nisi për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes mesfushorit Engjëll Hoti, transmeton Koha.net.
E Hoti shënoi edhe një gol në pjesën e dytë të ndeshjes, saktësisht në minutën e 63.
Klubi nga Suhareka arriti të shënonte një gol, por këtë e bëri shumë vonë dhe nuk arriti të marrë pikë në “Riza Lushta”.
Ishte Topalli ai që shënoi golin e vetëm për Ballkanin në minutën e 90+3.
Me këtë fitore Trepça ’89 arrin në kuotën e 35 pikëve, derisa mban vendin e gjashtë në tabelë. Kurse Ballkani në të tetin ka 32 pikë.
