Sport

Benfica e Valencia i afrohen gjysmëfinales në Ligën e Evropës

 

Benfica dhe Valencia kanë bërë hapa të mëdhenj drejt fazës së gjysmëfinales në Ligën e Evropës.

Benfica si vendase fitoi 4 me 2 ndaj Frankfurtit në përballjen e parë. Joao Felix realizoi tre gola, teksa një tjetër e shënoi Diasi. Te gjermanët shënuan Joviq dhe Paciencia.