Dy yjet e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman raportohet se janë përplasur fizikisht sot në stërvitje dhe kanë shkëmbyer grushte para se të ndaheshin nga bashkëlojtarët.
Sipas “Bild+”, lojtarët ishin përplasur në një stërvitje të mbyllur për media.
Në raportim theksohet se Lewandowski dhe Coman kishin pasur një konflikt verbal fillimisht para se të nisnin grushtet. “Bild” shkruan se të dy sulmuesit kanë goditur njëri-tjetrin në fytyrë, transmeton Koha.net.
Ishte dashur ndihma e lojtarëve Niklas Sule dhe Jerome Boateng për t’i ndarë.
Pavarësisht këtij incidenti, trajneri Niko Kovaç vazhdoi me stërvitjen duke befasuar të gjithë.