Sport

Liverpooli pas Neresit

Foto: Reuters

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, David Neres që është pjesë e Ajaxit, përcjellë të enjten "ESPN".

Neres 22-vjeçar, këtë edicion po shkëlqen te Ajaxi dhe pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp. Ky i fundit është i gatshëm të ofrojë të paktën 55 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e brazilianit në fund të këtij edicioni, shkruan Koha Ditore.

Neres është pjesë e Ajaxit prej janarit të vitit 2017 kur u transferua nga Sao Paulo për 12 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka 12 gola e 15 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.

Neres muajin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Brazilit. Pos Liverpoolit, interesim për Neresin kanë treguar edhe Bayerni, Evertoni e PSG-ja.