Ajax – Juventus, formacionet zyrtare

Ajaxi e Juve barazojnë në çerekfinalen e parë

10 April 2019 19:50
22:49

Ajaxi dhe Juventusi kanë barazuar 1 me 1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi në minutën e 45-të, ndërsa David Neres barazoi gjithçka për Ajaxin në minutën e 46-të.

Takimi i ndeshjes zhvillohet në Torino javën e ardhshme.

22:05

Ajaxi nis furishëm pjesën e dytë, barazon shifrat

Ajaxi ka barazuar shifrat ndaj Juventusit me të filluar pjesa e dytë.

Ishte Neres që shënoi në minutën e 46 të takimit, pas një gabimi nga mbrojtësi Cancelo, transmeton Koha.net.

Epërsinë Juventusit në pjesën e parë ia kishte dhënë Ronaldo.

21:50

Ronaldo i jep epërsinë Juventusit ndaj Ajaxit

Me një gol në minutën e fundit të pjesës së parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve mes Ajaxit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka dhuruar epërsinë italianëve.

Ai shënoi me kokë pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë për 0 me 1.

 

 

20:03

Tensione para sfidës Ajax – Juventus, arrestohen 120 tifozë

Raportohet se 120 fansa të Juventusit janë arrestuar në Amsterdam, derisa tifozët e Ajaxit janë përplasur me Policinë, në incidente të ndara, raportojnë mediat italiane.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka konfirmuar se rreth 120 tifozë të Juventusit janë arrestuar pasi u janë gjetur objekte që nuk lejohen brenda stadiumit, transmeton Koha.net.

Raportohet se tek të arrestuarit janë gjet thika, kaçavida, shkopinj dhe sprejë.

Derisa në një incident të ndarë huliganët e Ajaxit tentuan të sulmojnë Policinë jashtë stadiumit, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës e topa uji.

Ndeshja pritet të nisë në ora 21:00.

  • Foto: Reuters
19:50

Ajax – Juventus, formacionet zyrtare

Ajaxi në Amsterdam e pret Juventusin, një finale përsëritëse e vitit 1996 ku triumfues pati dalë Juventusi, pas penalltive.

Ekipi i udhëhequr nga Max Allegri nuk është mposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit kundër gjigantit holandez, transmeton Koha.net.

Allegri ka treguar respekt për holandezët të cilët e eliminuan Real Madridin për të ardhur në këtë fazë të garës, kurse Erik ten Hag e ka cilësuar Juven si tjetër ekip shumë të fortë e të vështirë për t’u mundur.

Ajaxit nuk do t’i luajnë Bande dhe Mazraoui, kurse Juventusit, Caceres dhe dy mungesat e mëdha, Emre Cna dhe Giorgio Chiellini.

Por, lajmi i mirë për teknikun italian është rikthimi i Cristiano Ronaldos, njeriut të “Championsit”.

Ndeshja nis në ora 21:00, derisa formacionet zyrtare janë këto:

Ajax:

Image

Juve: 

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme