Sport

Allegri: Gjithçka e hapur ndaj Ajaxit

Foto: Reuters

Trajneri i Juventusit, Max Allegri pret një ndeshje të hapur ndaj Ajaxit, derisa ka theksuar se ajo nuk do të përfundojë pa gola.

Nesër Juventusi luan në udhëtim ndaj Ajaxit në ora 21:00 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se Dybala do të luajë përkrah Ronaldos ndaj Ajaxit nga minuta e parë.

“Ajaxi është një ekip i fort që e eliminoi Real Madridin. Ka shumë teknikë dhe tashmë janë dy finale ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit. Pres ndeshje të hapur dhe pak gjasa ka që të përfundojë pa gola”, ka thënë Allegri.