Napoli ka mposhtur Interin në kuadër të xhiros së 34-të për të mbetur në garë për pozitën e dytë në tabelë.
Jose Callejon shënoi golin e vetëm në fitoren 0 me 1. Ai shënoi në minutën e 43-të.
Me këtë fitore, napolitanët arrijnë në kuotën e 74 pikëve, një më pak se Roma që është e dyta. Roma sot pësoi nga Lazio dhe rrezikon edhe pozitën e dytë. Larg në pozitën e parë mbetet Juve me 84 pikë, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.