Fiorentina ka konfirmuar se Stefano Pioli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.
Përmes një komunikate për shtyp Fiorentina ka konfirmuar dorëheqjen e Piolit, derisa asistenti i tij Giacomo Murelli ka mbajtur “normalisht” seancën stërvitore sot, transmeton Koha.net.
“Gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia. Gjithmonë kam garantuar profesionalizëm, respekt dhe angazhim maksimal në punën time. Detyrohem të largohem, duke ofruar dorëheqjen, sepse cilësitë e mia profesionale e mbi të gjitha ato njerëzore janë vënë në pikëpyetje”, thuhet në letrën e 53 vjeçarit.
Sipas mediave italiane ish-trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco është favorit për të marrë drejtimin e Fiorentinës.