Sport

Juve shpërblen Keanin

Foto: Reuters

Moise Kean do të shpërblehet me kontratë të re pas paraqitjeve fantastike me Juventusin.

Sulmuesi i talentuar italian ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2020, dhe pritet ta vazhdojë atë deri më 2024.

Aktualisht Kean, fiton rreth 850 mijë euro në vit, ndërsa me kontratën e re paga e lojtarit do të trefishohet ku do të jetë rreth tre milionë euro, transmeton KTV.

19-vjeçari ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit, duke qenë vendimtar me golat e tij.