Sport

Suarez po kërkon vazhdimin e kontratës me Barçën

Foto: Reuters

Luis Suarez është duke kërkuar të vazhdojë kontratën me Barcelonën, raporton "Mundo Deportivo" të martën.

Sulmuesi uruguaian është 32-vjeçar dhe kontrata e tij aktuale skadon deri në verën e vitit 2021.

Mirëpo, ai është i mendimit se përformanca e tij këtë stinor meriton të shpërblehet me një kontratë të re dhe kushte më të mira.

Suarez në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 11 herë.