Ekipi nga Serie A, Interi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Steven Bergwijn që është pjesë e PSV Eindhovenit, përcjell "Gazzetta dello Sport" të martën.
Raportohet se Interi tashmë ka nisur kontaktet me ekipin holandez, pasi kartoni i 21-vjeçarit, vlerësohet rreth 30 milionë euro.
Bergwijn prej vitit 2015 është pjesë e ekipit të parë të PSV Eindhovenit kurse këtë edicion po tregon paraqitje të mira, pasi ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar po aq herë në 36 ndeshje në të gjitha garat.
Bergwijn ka kontratë me ekipin holandez deri në verën e vitit 2022. Ai vitin e shkuar debutoi me Përfaqësuesen e Holandës dhe deri më tani ka pesë paraqitje.