Sport

Zidane kundër transferimit të Mbappes

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk është pro transferimit të yllit francez Kylian Mbappe.

Siç raporton “Don Balon”, Zidane beson se transferimi i yllit të Paris Saint-Germainit do të zbrazte buxhetin e klubit për transfere këtë verë.

Zidane po kërkon disa lojtarë për t’i transferuar gjatë verës, dhe dyshon që transferimi i Mbappes do t’ia mohonte transferimin e disa lojtarëve të tjerë për shkak të vlerës së lartë që ai ka në treg.

Në vend të kësaj, ai shpreson që të transferojë Paul Pogban ose Eden Hazardin krahas Sadio Manes.