Sport

Roma interesohet për Sarabian

Skuadra e Romës po monitoron situatën e mesfushorit Pablo Sarabia, i cili së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Sevillan, raporton "AS" të hënën.

Sarabia ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2020 kurse këtë edicion po tregon paraqitje të mira, pasi ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 14 herë në 47 ndeshje.

26-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 18 milionë eurosh, të cilën Roma është e gatshme ta paguajë për ta transferuar Sarabian në fund të këtij edicioni.

Sarabia te Sevilla është transferuar në vitin 2016 nga Getafe për pesë milionë euro dëmshpërblim. Ai është produkt i akademisë së Real Madridit.