Trajneri i Sevillas konfirmon se vuan nga leukemia

Trajneri i Sevillas konfirmon se vuan nga leukemia

08 April 2019 14:47

Joaquin Caparros nuk e ka ndërmend të largohet nga andaluzianët përkundër sëmundjes nga e cila vuan.

Trajneri i Sevillas, Joaquin Caparros ka tronditur të gjithë, pasi ka konfirmuar se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ai tha se vuante nga leukemia kronike, por premtoi se do të vijojë punën me skuadrën andaluziane, pasi sëmundja nuk i ishte shndërruar në një shqetësim ende në jetën e tij.

“Vuaj nga leukemia kronike, por nuk do të largohem”, deklaroi Caparros.

“Falënderoj klubin, që më ka qëndruar pranë. Kam një leukemi kronike, por nuk kam nevojë për kurë dhe nuk më pengon të ushtroj profesionin tim”, shtoi ai.

“Më pëlqen mundësia që më ka dhënë Sevilla dhe ju premtoj se po flas sot, por nuk do ta përmend më sëmundjen time. Njerëzve që më duan, dua t’u them se do të luftoj”, theksoi ai./KosovaPress

Komentet

Shto koment

Të ngjashme