Ballkani fiton duelin me Flamurtarin

Ballkani fiton duelin me Flamurtarin
Me rezultat 2 me 0 Ballkani e ka mposhtur Flamurtarin në Superligën e Kosovës.
Falë kësaj fitoreje, Ballkani në pozitën e tetë ka 32 pikë, aq sa ka Trepça ’89 në të shtatin vend. Flamurtari mbetet i nënti me 29 pikë dhe rrezikon barazhin.

Ballkani në epërsi prej dy golash ndaj Flamurtarit
Ballkani ka realizuar dy gola në fillim të pjesës së dytë për të kaluar në avantazh ndaj Flamurtarit në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.
Almir Ajzeraj realizoi i pari në minutën e 48-të pas asistimit të Bajram Nebijës, ndërsa dhjetë minuta pas tij Edvin Kuçi shënoi për 2 me 0.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është duel i drejtpërdrejtë për shpëtim nga barazhi. Dy skuadrat para takimit kishin nga 29 pikë në pozitat tetë dhe nëntë, me pozitën tetë që shpëton nga barazhi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Drenica forcohet edhe me një brazilian

Loriana Kuka me njërin prej pesë “Ipponëve” më të mirë

Prishtina zyrtarizon tri miqësore në Antalya

Gjilani fiton miqësoren ndaj Drenicës në Durrës

Rrahmani ftohet për ndeshjen e Superkupës kundër Juves

Disa nga kontratat më të çuditshme të futbollistëve në Evropë

Marleku huazohet te Kriensi

Ejupi akuzon kreun e FFK-së për ndikim, mostransparencë, hakmarrje e blerje të votave
Berisha me Akhmat Groznyn mposhtin Arbërinë në miqësore

Tottenhami pas sulmuesit Ings

Trepça përforcohet me ish-basketbollistin e Olympiacosit, Koljeviqin
