Sport

Juventus shpallet sot kampion, nëse Napoli humbet

Fitorja e Juventusit kundër Milanit po afron bardhezinjtë me titullin e tetë radhazi.

Skuadra e Alegrit e gdhin me 21 pikë diferencë nga Napoli ndjekës (në favor ka edhe dy ndeshjet direkte, të fituara 3-1 në Torino dhe 2-1 në “San Paolo), i cili do të luajë sot në shtëpi ndaj Genoas.

Nëse Elseid Hysaj me shokë humbin në “San Paolo”, atëherë bardhezinjtë shpallen automatikisht kampionë, duke qenë se nga fundi do të kenë mbetur vetëm 7 ndeshje (21 pikë pra, në total), transmeton ksp.

Përndryshe, festa do të shtyhet për javën tjetër, kur Juventusi do të luajë ndaj SPAL-it dhe do të mund të bëjë festë nëse në fund të 90 minutave merr 3 pikët. Një tjetër alternativë është që javën e ardhshme, si Juvja ashtu edhe Napoli të vendosin një barazim në duelet respektive.