Sport

Juve fiton derbin ndaj Milanit

Foto: Reuters

Juventusi ka shënuar fitore në derbin e sotëm ndaj Milanit.

Rezultati final i takimit të sotëm ishte 2 me 1, transmeton Koha.net.

Piatek ia dha epërsinë Milanit në minutën e 39, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë Juventusi përmbysi gjithçka, duke shënuar dy herë.

Dybala së pari barazoi shifrat në minutën e 60 nga penaltia.

Kurse golin e fitores e shënoi talenti Kean, që është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme te “Zonja e Vjetër”.

Në krye te tabelës Juventusi ka 84 pikë, derisa Milani në vendin e katërt ka 52 pikë.

Image