Llapi mban hapin për titull, Drenica mposht Trepçën ’89

Llapi mban hapin për titull, Drenica mposht Trepçën ’89
Llapi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te KEK-u, për të mbajtur hapin për titull të Superligës së Kosovës në futboll.
Mysafirët shënuan fitore minimale dhe tre pikët i arkëtuan falë autogolit të shënuar nga Leonat Vitija në minutën e 72-të të takimit, transmeton Koha.net.
Llapi tani në vendin e dytë ka 57 pikë, derisa KEK-u i rënë nga liga ka vetëm një pikë pas 26-të xhirove.
Në sfidën tjetër Drenica ka shënuar fitore prej 2 me 0 ndaj Trepçës ’89.
Të dy golat për vendasit i shënoi mesfushori Kreshnik Uka.
Në vendin e pestë Drenica ka 37 pikë, derisa Trepça ’89 në dy pozita më poshtë ka 32 pikë.
Tabela aktuale është kjo.

Drenica e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Trepçës ’89
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Trepçës ’89 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica e mbylli me epërsi pjesën e parë me golin e shënuar nga Uka në minutën e 10, transmeton Koha.net.
Formacionet zyrtare ishin këto:

Në të njëjtën kohë po luhet ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, që pas pjesës së parë është 0-0.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shkëndija fiton 3:0, i afrohet titullit

Shënohet dy gola të shpejtë në ndeshjen Llapi - Drita

Interi vazhdon sigurt drejt titullit

Bytyqi realizon golin e parë me fanellën e Konyasporit

Ibrahimoviqi afër rinovimit me Milanin

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Reali triumfon në “El Classico” për ta marrë kreun në La Liga

Zhegrova realizon dy gola të shpejtë për Baselin

Prishtina mposht Bashkimin, dy ekipet ne plejof

Dortmund fiton dramën ndaj Stuttgartit
