Sport

Sessegnon drejt Tottenhamit

Foto: Reuters

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ryan Sessegnon pritet të largohet nga Fulhami në fund të këtij edicioni për t'u transferuar te skuadra e Tottenhamit, raportin "Daily Mirror" të premten.

Sessegnon ka vendosur të largohet nga Fulhami, ekip që edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Championship (kategoria e dytë) të Anglisë, transmeton Koha Ditore.

Për transferimin e 18-vjeçarit, Tottenhami është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim mbi 50 milionë euro.

Sessegnon këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 30 paraqitje në Premier League. Ai ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2020, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.