Distria kërkon medalje në Turqi për t'u forcuar në krye të renditjes

Distria kërkon medalje në Turqi për t'u forcuar në krye të renditjes

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 05 April 2019 09:25

Distria Krasniqi do të garojë të premten (sot) në Antalya të Turqisë, me synim që të forcohet edhe më shumë në pozitën e parë të ranglistës olimpike.

Distria është bartësja e parë në kategorinë deri 48 kilogramë në turneun Grand Prix që prej të premtes deri të dielën mbahet në qytetin bregdetar turk. Ajo është e vetmja që përfaqëson Kosovën në këtë garë.

Në xhiron e parë Distria është e lirë, ndërsa në të dytën e pret fituesen e luftës ndërmjet turkes Gulkader Senturk dhe britanikes Kimberley Renicks. Në kategorinë deri 48 kilogramë garojnë 30 xhudiste.

Distria e ka thuajse të sigurt normën për “Tokio 2020”. Aktualisht është e para në ranglistën olimpike me 2.300 pikë. E dyta është xhudistja e talentuar nga Ukraina, kampionia në fuqi e botës, Daria Bilodid. Në ranglistën botërore Distria është e shtata, por po shkon duke u ngritur vazhdimisht. Ajo është në seri shumë të suksesshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme