Sport

Man. Utd futet në garë për Saulin

Foto: Reuters

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e mesfushorit të ri spanjoll të Atletico Madridit, Saul Niguez, raporton "ESPN" të mërkurën. Manchester Unitedi po kërkon një zëvendësues për Ander Herreran, i cili po pritet t'i bashkohet Paris Saint-Germainit në verë.

Sauli është një lojtar i preferuar nga trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer. Për shërbimet e Saulit po interesohet edhe Manchester City.