Sport

Ylli argjentinas vazhdon me rekorde në Evropë

Foto: Reuters

Goli i Lionel Messit ndaj Villarrealit, bëri që argjentinasi ta thyejë edhe një rekord tjetër në futboll.

Ylli argjentinas shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja, transmeton KTV.

Ky ishte goli i gjashtë i Messit nga goditja e dënimit dhe i 32-ti në total në La Liga këtë sezon.

Përveç kësaj, Messi bëhet futbollisti i parë në top pesë ligat evropiane që i shënon gjashtë apo më shumë gola nga gjuajtjet e lira që prej edicionit të 2007-s.

Ylli argjentinas në këtë takim ka arritur të bëhet edhe golashënuesi më i mirë në top-pesë ligat evropiane me 415 gola, një më shumë se Ronaldo që renditet i dyti me 414.