Sport

Mourinho i gatshëm për Bayernin

Trajneri portugez Jose Mourinho nuk ka përjashtuar mundësinë që edicionin e ardhshëm të jetë në krye të skuadrës së Bayern Muenchenit, përcjell "Goal.com".

Ai ka thënë se është i hapur për këtë mundësi, pasi asnjëherë në karrierë nuk ka punuar në Gjermani, transmeton Koha Ditore.

Ai si trajner tashmë ka fituar tituj në Portugali, Angli, Itali e Spanjë, kurse te Bayerni do të zëvendësonte Niko Kovaqin, i cili mund të largohet në fund të edicionit. "Gjermania është një shtet që kurrë nuk kam punuar. Pse të mos jem trajner i Bayernit? Të shohim", ka deklaruar Mourinho për mediumet portugeze.

Mourinho muaj më parë u shkarkua nga Manchester Unitedi pas rezultateve të dobëta. Ka drejtuar edhe ekipet si Chelsea, Real Madrid, Inter e Porto.