Superkompjuteri parashikon kampionin e Premier Ligës dhe top katërshen Foto: PA

Superkompjuteri parashikon kampionin e Premier Ligës dhe top katërshen

02 April 2019 17:30

Përkundër faktit se Liverpooli e Manchester City janë dy skuadrat që po luftojnë për titullin e Premier Ligës, një garë e jashtëzakonshme është duke u bërë edhe luftën për top katërshe si dhe atë për mbijetesë.

Skuadra e Jurgen Kloppit momentalisht është lider pas fitores dramatike prej 2 me 1 ndaj Tottenhamit, transmeton Koha.net. Por, City ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse në luftë për top katërshe janë Unitedi, Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea.

Në fund të tabelës tashmë nga liga ka rënë Huddersfieldi, e disa skuadra po luftojnë për të mbetur në elitën e futbollit anglez.

Por, si do të duket tabela në fund të sezonit mbetet të shihet.

Megjithatë, talkSPORT përmes një superkompjuteri ka bërë parashikimin se si do të duket tabela në fund të sezonit.

Sipas këtij superkompjuteri tabela në fund të sezonit do të duket kështu:

20. Huddersfield Toën (i rënë nga liga)

19. Fulham (i rënë nga liga)

18. Cardiff City (i rënë nga liga)

17. Burnley

16. Southampton

15. Brighton and Hove Albion

14. Newcastle United

13. West Ham United

12. Crystal Palace

11. Bournemouth

10. Everton

9. Leicester City

8. Watford

7. Wolverhampton Wanderers

6. Chelsea (i kualifikuar në Ligën e Evropës – në raundin e dytë të kualifikimeve)

5. Manchester United (Kualifikim në Ligën e Evropës – faza e grupeve)

4. Tottenham Hotspur (kualifikim në Ligën e Kampionëve)

3. Arsenal (kualifikim në Ligën e Kampionëve)

2. Liverpool (kualifikim në Ligën e Kampionëve)

1. Manchester City (kampion i Premier Ligës dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme