Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi kalon nga Messi te Mustafi për vetëm dhjetë sekonda

Arsenali ka kaluar në pozitën e tretë të Premier Ligës me fitoren 2 me 0 ndaj Newcastlet të hënën. Në ndeshje u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi që për pak çaste ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Reprezentuesi i Gjermanisë, që është kritikuar shumë për performancën në Arsenal në sezonet e fundit, pati performancë të mirë në pjesën e dytë duke u nisur disa herë përpara për të përkrahur skuadrën në sulm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një rast, ai kalon disa lojtarë të Newcastlet dhe niset nga krahu i djathtë në sulm. Pas një vrapimi të mirë, më pas Mustafi bën një prej harkimeve që s’i do askush.

Shumë tifozë kanë shkruar në rrjete sociale se “Mustafi u kthye nga superylli i Barcelonës, Lionel Messi te Mustafi në pak sekonda”, ndërsa të qeshura për harkimin ka pasur edhe sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.