Interi kthen sytë kah Vidali

Interi kthen sytë kah Vidali

01 April 2019 20:18

Drejtuesit e Interit po insistojnë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal, i cili pritet të largohet nga ekipi spanjoll në fund të këtij edicioni.

"Tuttosport" raporton të hënën se te Interi janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për transferimin e Vidalit në fund të këtij edicioni.

Te Interi kanë kthyer sytë kah Vidali, pasi Barcelona ka bërë të ditur se Ivan Rakitiq nuk do të largohet nga ekipi.

Vidal ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021 kurse këtë edicion ka dy gola e katër asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Ai në Evropë, karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni, Juventusi e Bayer Leverkuseni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme