Chelsea përmbys Cardiffin në minutat e fundit Foto: Reuters

Chelsea përmbys Cardiffin në minutat e fundit

31 March 2019 17:00

Chelsea ka arritur të marrë tri pikë të plota duke përmbysur rezultatin ndaj Cardiffit në minutat e fundit të lojës, për të fituar 1 me 2.

Victor Camarasa kaloi Cardiffin në epërsi në minutën e 46-të të lojës, por Chelsea arriti të kthehej me Cesar Azpilicuetan dhe Loftus-Cheekin që shënuan në minutat 84 dhe 91.

Pas 31 ndeshjeve në Premier Ligë, Chelsea arrin në kuotën e 60 pikëve dhe zë pozitën e gjashtë me po aq pikë sa ka Arsenali në pozitën e pestë, por me një takim më pak të zhvilluar. Tottenhami dhe Manchester Unitedi zënë pozitat tre dhe katër me nga 61 pikë.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme