Kuka e artë në Tbilisi

Kuka e artë në Tbilisi
Loriana Kuka ka arritur që ta fitojë vendin e parë në Grand-Prix të Tbilisit.
Kuka ka mposhtur në finale Kaliema Anatomarchi nga Kuba.
Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tbilisi. Dje aty triumfoi Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.
Kuka mposht edhe Estellen nga Franca, kalon në finale
Loriana Kuka ka arritur që ta mposht edhe Franny Estellen nga Franca, transmeton koha.net.
Kuka ka arritur që të kualifikohet në finale, ku do të ndeshet me Kaliema Anatomarchi nga Kuba.
Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale
Loriana Kuka ka arritur që të mposhtë Ilona Lucassen nga holanda në çerekfinale të Grand-Prix, i cili po zhvillohet në Tbilisi.
Kuka ka dominuar në ndeshjen ndaj Lucassen.
Ajo ka arritur që ta mposhtë Lucassen, pasi kjo ka marrë tre penalti.
Loriana tani do të ndeshet në gjysmëfinale me Franny Estellen nga Franca.
Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix – Tbilisi
Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të garës Grand Prix e cila po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kuka arriti ta mposhtë xhudistën Rani Rani në raundin e dytë dhe tanimë kjo fitore e ka kualifikuar në çerekfinale.
Aty xhudistja kosovare do të ndeshet me xhudistën holandeze Llona Lucassen.
Kujtojmë që Nora Gjakova arriti ta fitojë medaljen e artë në këtë Grand Priz që po mbahet në Gjerogji.
Inter fiton derbin ndaj Juventusit

Gjiganti që po shndërrohet në yll të Botërorit

Klubi i futbollit që synon ta fusë Malishevën në hartën e sportit

Manchester City vazhdon me fitore

Athletic Bilbao fiton Superkupën, mposht Barçën në finale

Ozili arrin në Stamboll

Brazili shënon dy gola për 36 sekonda, regjistron barazimin e dytë në Botëror

Kolosi, klubi ku po rriten kolosët e ardhshëm të mundjes
Milani huazon Contin te Parma, merr Tomorin e Chelseas

Edhe një shqiptar në Bundesligë

Ylli fiton derbin e basketbollit
