Sport

Manchester City mposhti Fulhamin, kthehet në krye të Premier Ligës

Foto: Reuters

Kampionët në fuqi të Anglisë kanë marrë fitoren e shtatë radhazi në Premier Ligë pasi kanë mposhtur 2-0 Fulhamin në transfertë.

Skuadra e Pep Guardiola kryeson renditjen me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë, që do të presë nesër në shtëpi Tottenhamin.

Bernardo Silva ka zhbllokuar takimin pas pesë minutash dhe për herë të parë ka shënuar gol në tri ndeshje radhazi të luajtura me Cityn në të gjitha kompeticionet.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 27-të dhe është shënuar nga Sergio Aguero, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Premier Ligë me 19 realizime.

Fulhami mban vendin e parafundit në renditje me 17 pikë dhe është bërë skuadra e parë në Premier Ligë që pëson të paktën dy gola në 12 ndeshje radhazi të kampionatit që nga Newcastle në periudhën maj-tetor të 1977-ës (14 ndeshje).

Image