Sport

Shkëlqimi i Norës rritet me fitoren ndaj kampiones olimpike

Shkëlqimi i Norës rritet me fitoren ndaj kampiones olimpike

Xhudistja Nora Gjakova ka shtuar edhe një medalje të artë në koleksionin e saj. Por më shumë se vendi i parë në Grand Prix të Tbilisit, vlerësohet fitorja e saj në finale të kësaj gare që nisi të premten në kryeqendrën e Gjeorgjisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në finale të kategorisë deri 57 kilogramë, Nora kishte përballë kundërshtaren më të fortë të mundshme - kampionen olimpike në fuqi, brazilianen Rafaela Silva. Silva ka fituar të artën në kategorinë deri 57 kilogramë në “Rio 2016”, ndërsa po ashtu ka titull të botës nga viti 2013, medalje të argjendta botërore e shumë e shumë suksese të tjera. Por ndaj Norës, të premten, në luftën e fundit të ditës së parë të garave, Silva ishte plotësisht inferiore.