16:41

Nora Gjakova e artë në Grand Prix Tbilisi

Nora Gjakova ka qenë e pandalshme në Grand Prix Tbilisi që është zhvilluar sot në Gjeorgji.

Në kategorinë -57 kilogramë ajo ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë, transmeton Koha.net.

Në finale ajo e mposhti xhudisten braziliane, Rafaela Silva.

13:27

Nora Gjakova në finale të Grand Prix Tbilisi

Xhudistja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë.

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sportistja e vitit 2018 në Kosovë, mposhti në gjysmëfinale, holandezen Sanne Verhagen, kategoria -57 kg.

Kësisoj, Nora ka siguruar të paktën një medalje edhe pse synimi i saj është të fitojë të artën.