Kosova mund të përfitojë në mënyrë indirekte nga sjelljet e tifozëve të Malit të Zi në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Anglisë. Anglia fitoi 5:1 ndaj Malit të Zi në Podgoricë, por ndeshja mbeti në hije të fyerjeve raciste të tifozëve malazezë ndaj lojtarëve të Anglisë. UEFA ka nisur menjëherë të martën hetimet për rastin, ndërsa vendimi pritet të merret më 16 maj.
Lojtarët e Anglisë, përzgjedhësi dhe gazetarë të këtij vendi kanë thënë se fyerjet janë drejtuar ndaj disa lojtarëve. Edhe organizatat që e luftojnë diskriminimin kanë thënë se do të ofrojnë fakte, kështu që pritet një dënim ndaj Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kundër Kosovës, ndoshta pa publik", është titulli i shkrimit në sajtin zyrtar të Radiotelevizionit të Malit të Zi.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")