Sport

Neymari nis bisedimet për vazhdimin e kontratës

E ardhmja e Neymarit mbetet e paqartë.

Ylli brazilian që është jashtë fushave për shkak të lëndimit, mund ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Sipas mediave franceze, pas interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit, drejtuesit e klubit po mendojnë ta blindojnë yllin e skuadrës, transmeton KTV.

Klubi parisien është duke përgatitur një ofertë të re për ta bindur këtë të fundit ta vazhdojë qëndrimin në Paris.

Madje, drejtuesit e klubit thuhet kanë nisur bisedimet me lojtarin.

Neymari ka kontratë me PSG-në, deri në vitin 2022.