Italia ka shënuar fitore të thellë në përballjen e sotme ndaj Lihtenshtajnit.
Katër gola shënuan në pjesën e parë Azzurët, transmeton Koha.net.
Sensi, Verrati shënuan nga një gol, kurse dy herë shënoi Quagliarella për t’u bërë golashënuesi më i vjetër që shënon në fanellën e kombëtares italiane, me 36 vjet e 54 ditë.
Në pjesën e dytë nga një gol shënuan Kean e Pavoletti.
Italia është lider në Grupin J me gjashtë pikë, derisa Lihtenshtajni pa pikë është në vendin e fundit.