Sport

West Hami e kërkon Shelveyn

Foto: Reuters

Skuadra e West Ham Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin e Newcastlet, Jonjo Shelvey, përcjellë "Daily Mirror" të martën.

Mësohet se te West Hami janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro dëmshpërblim për 27-vjeçarin, i cili këtë edicion ka vetëm 13 paraqitje në Premier League, transmeton Koha Ditore.

Shelvey te West Hami shihet si përforcim ideal për repartin e mesfushës dhe mund të largohet nga Newcastle, më të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2021.

Shelvey te Newcastle është transferuar në vitin 2016 nga Swansea, kurse karrierë ka bërë edhe te Liverpooli e Blackpooli.

Ai ka edhe gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.