Mbrojtësi i krahut të majtë, Alberto Moreno do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për edicionin 2019/20, përcjellë të martën "Goal.com".
Bëhet e ditur se Moreno tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe shumë shpejt pritet të zyrtazitohet si përforcim i ekipit spanjoll.
Moreno te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontratë me Liverpoolin i skadon në fund të këtij edicioni. 26-vjeçari, do të firmos për katër vite me Barcelonën, transmeton Koha Ditore.
Ai këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje te Liverpooli në të gjitha garat, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Sevilla.