Kosova ka marrë një pikë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, duke barazuar me Bullgarinë 1-1.
Pas këtij barazimi, Kosova renditet në pozitën e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Mali i Zi, por se Kosova ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Bullgaria është e dyta me 2 pikë, kurse Anglia prin me 6.
