Kosova ka nisur kualifikimet për Euro 2020 me një barazim 1 me 1 në shtëpi me Bullgarinë.
“Dardanët” dominuan plotësisht në ndeshje, por në fund bullgarët arritën të dalin me një pikë nga “Fadil Vokrri”.
Bozhikov realizoi golin për bullgarët në minutën e 39-të, derisa Arbër Zeneli barazoi gjithçka në minutën e 62-të.
Tabela e Grupit A pas dy xhirove:

’90 – Tre minuta lojë shtesë. Rashica lëshon një tjetër rast të mirë për Kosovën. Gjuajtja e tij u prit sërish nga portieri.
’87 – Zeneli gjuan nga gjuajtja e lirë, por topi përfundon fare pranë shtyllës së bullgarëve.
’80 – Antov zëvendëson Kostadinovin.
’78 – Leart Paqarada zëvendëson Benjamin Kolollin.
’76 – Minchev hyn në lojë te bullgarët. Zëvendëson Malinovin.
’71 – Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.
’68 – Zanev zëvendëson Delevin te Bullgaria.
’62 – GOL. Arbër Zeneli barazon gjithçka me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.
’59 – Herolind Shala zëvendësohet nga Edon Zhegrova.
’58 – Bersant Celina lëshon vendin për Besar Halimin.
’55 – Vedat Muriqi qëllon shtyllën. Topi i kthyer nuk shfrytëzohet nga Vojvoda.
'52 – Popov ndëshkohet me të verdhë. Lojtari i katërt bullgar që ndëshkohet. Ai ndali një kundërsulm të nisur nga Arbër Zeneli.
’50 – Kosova merr iniciativën në fushë. “Dardanët” nuk arritën t’i konkretizojnë dy raste nga rivëniet këndore.
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes. Asnjëri ekip s’ka bërë ndryshime në formacion.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Bullgari, me epërsi minimale për mysafirët, 0 me 1.
Kosova pati më shumë raste, duke rrezikuar dy herë me Rashicën, e me Celinën, por një rast i mirë nga bullgarët ndëshkoi “Dardanët”. Bozhikov në minutën e 39-të realizoi golin e vetëm deri tash.
’45 – Vojvoda humb një rast të mirë për Kosovën. Mbrojtësi nuk ishte i saktë nga afërsia me gjuajtjen me kokë.
’44 – Tjetër rast ideal për Rashicën. Sërish gjuajtja e tij pritet nga portieri bullgar.
’39 – Bullgaria në epërsi. Bozhikov shënon me kokë pas një rivënie këndore.
’35 – Kosova rrezikon sërish. Gjuajtja e Bersant Celinës pritet nga afërsia u prit nga Mihaylov.
’30 – Kosova po dominon në ndeshje me posedim të topit.
18’ – Përplasje mes futbollistëve. Mërgim Vojvoda dhe Nedyalkov ndëshkohen me të verdhë.
’15 – 15 minuta lojë, rasti i Rashicës mbetet më i miri deri tash.
‘9 – Milot Rashica humb rastin më të mirë deri tash. Kaloi portierin mysafir, por topi u ndal nga një mbrojtës bullgar në vijën e golit.
‘5 – Ndeshje e barabartë në “Fadil Vokrri”. Asnjë përpjekje serioze deri tash nga asnjëra kombëtare.
20:45 - Ka nisur në “Fadil Vokrri” ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2020 për Kosovën.
“Dardanët” po përballen me Bullgarinë në ndeshjen e parë të Grupit A kualifikues.
“Duam fitore”, brohoritja unike në “Fadil Vokrri”

20:13 - Tifozët e shumtë të mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë nisur të brohorasin duke kërkuar fitore nga futbollistët e Kosovës në përballjen me Bullgarinë në Grupin A kualifikues për Euro 2020.
Ndeshja nis në orën 20:45.
Formacionet zyrtare, Kosovë – Bullgari
19:31 - Pak minuta pasi u mësua formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë, UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të të dy kombëtareve.
Ndeshja nis në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë
KTV-ja ka kuptuar formacionin e Kosovës që do të nisë ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të Grupit A kualifikues për Euro 2020.
Për Kosovën do të rikthehen Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu që munguan në miqësoren me Danimarkën për shkak të lëndimeve.
Takimi nis në orën 20:45 me këtë formacion të Kosovës:
Arijanet Muriq, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi.
Po ashtu mësohet se kapiten i Kosovës për këtë ndeshje do të jetë mesfushori Hekuran Kryeziu.