Gjermania ka nisur me këmbë të mbarë ciklin eliminator për Evropianin 2020 në futboll. “Panzerët” të dielën mbrëma triumfuan 3:2 në një ndeshje dramatike në Amsterdam ndaj rivales, Holandës. Ndeshja i takoi Grupit C të eliminatoreve.
Leroy Sane (15'), Serge Gnabry (34') dhe Nico Schulz (90') shënuan golat për Gjermaninë, ndërsa për Holandën realizuan Matthijs de Ligt (48') dhe Memphis Depay (63').
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermania në një mënyrë iu hakmor Holandës për humbjen që ia shkaktoi në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Holanda e kishte mposhtur Gjermaninë 3:0 në të njëjtin stadium, ndërsa më pas nxori një barazim në Gjermani duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke e rrëzuar Gjermaninë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Holanda në ndeshje u fut pas fitores të shënuar të enjten ndaj Bjellorusisë me shifrat 4:0, në xhiron e parë të grupit.
Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, ka nisur rinimin e skuadrës dhe ka filluar mbarë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)